Bashkësia Fetare Islame nuk ndryshon mendje dhe vendimi për kthimin e namazeve në xhami nga 12 maji, mbetet në fuqi,
Për momentin në BFI janë duke punuar vetëm për pjesën se si do të mund të zbatohet rekomandimet për parandalim të shpërndarjes së virusit korona gjatë faljes së namazeve, kjo me distancë fizike apo me mbajtjen e maskave.
Kreu shtetëror ka vazhduar të shprehë pakënaqësi për këtë vendim dhe kërkohet që BFI-ja ta shqyrtojë vendimin nga fillimi, deklaroi kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai ka kërkuar që edhe Kisha Ortodokse Maqedonase të jetë më serioze, sepse ka bërë një sërë lëshime.
“Apeloj ta shqyrtojnë vendimin e marrë, gjegjësisht vendimin për hapjen e objekteve fetare, megjithatë gjithashtu ftoj që edhe Kisha Ortodokse Maqedonase të sillet seriozisht sepse ka bërë një sërë lëshimesh gjatë periudhës paraprake”, deklaroi Spasovski.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Bujar Osmani në Tetovë ka deklaruar se pavarësisht se tubimet janë të ndaluara, sërish qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në objektet fetare.
Kthimi i namazeve siç sqarohet në vendimin e BFI-së erdhi për shkak të përmirësimit të situatës me virusin korona por edhe për shkak të indinjatës së besimtarëve myslimanë ndaj liturgjisë në Strugë,