-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

BFI ndanë mishin e kurbanëve për skamnorët

Më të lexuarat

Nëpërmjet 13 muftinive të sajë, organizatën Humanitare Hilal dhe organizatat tjera ka filluar me shpërndarjen e mishit të kurbanëve të grumbulluar me rastin e Kurban Bajramit. Keshtu, sot do të ndahen 15 ton mish te skamnorët dhe shoqatat të cilat do të ndihmojnë më tej në ndarjen e mishit te kategoritë që u dedikohet theksuan nga BFI.

 “Do të shpërndahen rreth 15 ton mish dhe shfrytëzoj rastin ti përmend gjithashtu edhe shoqatat të cilët janë gjithashtu në aktivitet për ti dalë në ndihmë nevojtarëve duke bërë ndarjen e paketave të mishit, kemi shoqatën e invalidëve e “Shpresa” ,shoqata “Rruga drejt”,shoqata e veteranëve të luftës për familjarëte pjesëmarrësve në luftë ,pastaj kemi multiveliun e Velesit ,të Kavadarit të cilët do të marrin pjesën e vet për ta distribuuar për ta shpërndarë andej”, shprehet dekani i fakultetit të shkencave islame Faredin Ebibi.
“Falenderoj BFI-në që cdoherë na ka ndihmuar edhe  neve edhe familjeve që kanë nevojë ,kemi familje që kanë nevojë edhe ato janë të gëzuar ën këtë festë të Kurban Bajramit”, shprehet Xhevat Iseni nga OH “Rruga e vërtetë”.
“Me BFI-në tashmë disa vite kemi një bashkëpunim ,ka 7 vite me radhë që e përkrahin aktivitetin tonë gjatë kurban bajramit ,për cka dhe I falenderojmë ,anëtarët tanë gjithmonë kanë nevojë për ndihmë por ky është rasti më urgjent për të cilën duhet tju ndihmohet”, shprehet Nënkryetar i shoqatës së invalidëve “Shpresa”, Blerim Rexhepi.
“Si cdo vit edhe këtë vit BFI, në kuadër të Organizatës humanitare “HILAl’ u përkujdes për veprimtarinë humanitare dhe atë që u donua me rastin e kurban Bajramit ta ndajë te familjet e rrezikuara”, shprehet Amet Fazliu nga Multiveli nga Kavadari, nderkohe nga BFI thonë se ndarja e mishit të kurbanëve do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit