0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Beyribey: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit

Më të lexuarat

TIRANË (AA) – Grupi i Miqësisë Turqi-Shqipëri në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë dhe GESAM (Unioni i Personave që Disponojnë Vepra të Arteve të Bukura), me mbështetjen e Institutit “Yunus Emre” në Tiranë organizuan në datat 18-21 tetor “Ekspozitën ndërkombëtare të artistëve të GESAM-it në Shqipëri.

Me rastin e kësaj ekspozite qëndroi për disa ditë në Shqipëri kryetari i Grupit të Miqësisë Turqi-Shqipëri në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, Yusuf Selahattin Beyribey, i cili në një intervistë për Anadolu Agency (AA), ka folur për qëllimin e kësaj vizite, takimet që ka realizuar, bashkëpunimin mes dy vendeve dhe luftën e Turqisë ndaj organizatave terroriste si FETÖ, DEASH dhe PKK.

Në kuadër të kësaj vizite Beyribey, është takuar edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Turqi në Kuvendin e Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, si dhe ka vizituar institucionet turke në Shqipëri.

Ai thekson se këto aktivitete dhe takimet realizohen në kuadër të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se mes dy vendeve ka një histori dhe të kaluar të përbashkët, ku në Turqi ka një prani të lartë të shqiptarëve.

“Gjatë kësaj vizite, gjithashtu gjatë takimeve që pata me homologun tim shqiptar, kam shpjeguar dhe informuar për situatën më të fundit në Turqi, luftën e vendit tonë me organizata të ndryshme terroriste, si FETÖ, DEASH dhe PKK. Normalisht ne kërkojmë prej tyre që në këtë pikë të na mbështesin. Në këtë drejtim dimë që ka një qasje pozitive. Për Kryeministrin e Shqipërisë, gjatë vizitave të tij në Turqi kemi vënë re simpatinë e tij ndaj Turqisë dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Në fund të fundit ne do të shpjegojmë”, u shpreh Yusuf Selahattin Beyribey.

Sipas tij, synimi i Turqisë është të formojë interesa të përbashkëta, duke realizuar projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme, forcimi më tej i vëllazërisë mes dy vendeve, në të njëjtën kohë duke folur edhe politikisht me njëri-tjetrin. Ai shton se këtë mënyrë shpalosen idetë dhe mendimet në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërsa pyetjes lidhur me ndonjë hap konkret nga ana e qeverisë shqiptare për organizatën terroriste FETÖ, Beyribey, iu përgjigj: “Për këtë duhen pyetur autoritetet shqiptare. Por mund të them këtë; FETÖ është një organizatë terroriste e cila rrit dhe arsimon misionarë si dhe e cila mundohet të ketë një organizim global. Atë të cilën bëri më 15 korrik në Turqi, është një situatë të cilën ne nuk e kemi përjetuar edhe në kohë lufte pasi parlamenti i një vendi nuk bombardohet. Ata sulmuan me 3 bomba të mëdha parlamentin dhe krahas tyre dhe me artileri të rëndë. Në fund të fundit edhe në kohë lufte nuk bombardohet parlamenti. Ndërsa qëllimi i tyre ishte shfarosja e Republikës së Turqisë. Mendimi dhe logjika e kësaj organizate terroriste nuk është e tillë vetëm në Turqi, por edhe në vendet e tjera të botës. Normalisht, ajo që presim nga vendet të cilat i cilësojmë si vende mike, është ndihma në luftën kundër terrorizmit.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit