0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Beteja” me NATO-n, Rusia rrit numrin maksimal të ushtarëve

Më të lexuarat

Sipas dokumentit të nënshkruar nga Putin, duhen një milion e 320 mijë

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër për rritjen e numrit maksimal të anëtarëve të forcave të armatosura me 170,000, njoftuan Kremlini dhe Ministria e Mbrojtjes.

Sipas dokumentit të nënshkruar, numri maksimal i ushtarëve ishte një milion e 320 mijë.

“Rritja ishte për shkak të rritjes së kërcënimeve ndaj vendit tonë lidhur me një operacion të posaçëm ushtarak dhe zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas Reuters.

Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se rritja e numrit të pjesëtarëve të forcave të armatosura ka ardhur për shkak të rekrutimit të personelit kontraktor, por ushtria nuk synon të rrisë ndjeshëm rekrutimet apo të nisë një valë të re mobilizimi.

Ish-presidenti rus Dmitri Medvedev, tani nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha të premten se më shumë se 452,000 njerëz ishin angazhuar në ushtrinë ruse me kontratë nga 1 janari deri më 1 dhjetor 2023. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit