-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Besueshmëria (mbështetshmëria) dhe siguria e informatave

Më të lexuarat

Dështimi i sistemeve kritike kompjuterike mund të çojë në humbje të mëdha ekonomike, humbje serioze të informatave, dëmtim fizik, apo kërcënime ndaj jetës njerëzore.

Besueshmëria e një sistemi kompjuterik është veti e sistemit që e reflekton shkallën e besimit të përdoruesit në sistemin. Përmasat më të rëndësishme të besueshmërisë janë disponueshmëria, mbështetshmëria (reliability), siguria fizike, dhe siguria e informatave.

Disponueshmëria e një sistemi është gjasa që sistemi do të jetë në gjendje t’ua ofrojë shërbimet përdoruesve të vet kur kërkohet ta bëjë këtë. Mbështetshmëria është gjasa që shërbimet e sistemit do të ofrohen siç është specifikuar. 

Mbështetshmëria e perceptuar ndërlidhet me gjasën që një gabim të ndodhë në përdorim operacional. Një program mund të përmbajë defekte të njohura mirëpo prapë mund të përjetohet si i mbështetshëm nga përdoruesit e tij. Ata mund të mos i përdorin kurrë veçoritë e sistemit që ndikohen nga defektet.

Siguria fizike e një sistemi është atribut i sistemit që e reflekton aftësinë e sistemit të operojë, normalisht apo abnormalisht, pa lëndime te njerëzit apo dëme në ambient.

Siguria e informatave e reflekton aftësinë e një sistemi ta mbrojë veten ndaj sulmeve të jashtme. Defektet e sigurisë mund të çojnë në humbje të disponueshmërisë, ta dëmtojnë sistemin apo shënimet e tij, apo rrjedhjen e informatave te njerëzit e paautorizuar.

Pa nivel të pranueshëm të sigurisë së informatave, disponueshmëria, mbështetshmëria, dhe siguria fizike e sistemit mund të komprometohen nëse sulmet e jashtme e dëmtojnë sistemin. Nëse një sistem është i pambështetshëm, është vështirë të garantohet siguria fizike apo e informatave, meqë ato mund të komprometohen nga defektet e sistemit.

Burimi: Ian Sommerville, Inxhinierimi i softuerit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit