-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Besimtarja shpërthen në lot: Më ka marrë malli për xhaminë…

Më të lexuarat

Muaji i Shenjtë i Ramazanit këtë vit ka nisur krejt ndryshe. Besimtarët myslimanë nuk do të kenë mundësi të kryejnë ritualet fetare, për shkak të pandemisë Covid-19.

“U largoftë sa më shpejt virusi dhe u haptë sa më shpejt xhamia të falemi se na ka marrë malli”, tha një besimtare. Kjo besimtare nuk e kishte menduar ndonjëherë se në muajin e Ramazanit nuk do të mund të falej në xhami.

“Falemi në shtëpi dhe agjërojmë në shtëpi. Kënaqësia jonë është që e gjithë populli të kënaqet”.

E njëjta ndjesi është edhe për besimtarë të tjerë. “E kemi prit muajin e ramazanit me gëzim të madh, po na kufizoi pak kjo corona. Kemi një boshllëk të madh, një mangësi të madhe kemi. Pse do të thuash ti? Sepse në muajin e Ramazanit mblidhen myslimanët, shtrohen Iftaret, gëzimin që e kemi prit në muajin e Ramazanit ne prapë se prapë do ta bëjmë, por me mangësi dhe jo aq të kënaqur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit