1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Besimtarët që e mbajtën besën e dhënë Allahut

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” (Surja Ahzab, 23)

– “Prej besimtarëve pati burra të tillë që e mbajtën besën e dhënë Allahut…”: Ata e përmbushën atë që premtuan, pa asnjë mangësi. Ata dhanë gjithçka zotëronin për të kënaqur Allahun. Ata dorëzuan gjithë qenien e tyre në bindje ndaj Zotit dhe në shërbim të Tij.

– “Disa prej tyre e përmbushën premtimin duke dhënë jetën…” –  Pati prej tyre që e përmbushën detyrën me të cilën ishin ngarkuar. Pati prej tyre që u vranë në rrugën e Zotit ose vdiqën, duke përmbushur detyrën e tyre, pa e cenuar aspak atë që i premtuan Zotit.

– “… dhe ka të tjerë që janë duke pritur (për ta përmbushur) dhe ata kurrë nuk sprapsen aspak (nga rruga e Allahut)”. Ata po presin që ta përmbushin atë detyrë, prandaj i sheh që punojnë pa pushim, por ende nuk kanë përfunduar. Ata shpresojnë shumë që ta përmbushin premtimin dhe kurrë nuk sprapsen (nga rruga e Allahut), ndryshe nga të tjerët, që e braktisën këtë rrugë. Ata nuk dredhojnë. Ata janë burra të vërtetë. Ndërsa të tjerët, edhe pse kanë pamje burrash, cilësitë e tyre i tradhtojnë, sepse janë shumë poshtë cilësive të burrave të vërtetë.”

/Tefsiri i Sa’dit/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit