3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Besimtarët nga Shqipëria dhe Mali i Zi nisen drejt vendit të shenjtë për të kryer Haxhin

Më të lexuarat

Janë nisur sot dy grupet besimtarëve nga Shqipëria dhe Mali I Zi që do vizitojnë vendet e shenjta për të kryer ritualin e Haxhit, raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarët kanë lënë aeroportin e Rinasit dhe do të udhëtojnë për në Xhide, dhe më pas do të nisin rrugëtimin e tyre për kryerjen e një nga obligimet e fesë Islame, kryerjen e haxhit.

Haxhi është një prej pesë kushteve të fesë Islame, ku secili besimtar që ka mundësi duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë

Këtë vit, janë rreth 370 besimtarë muslimanë shqiptarë që pritet të kryejnë ritualin e Haxhin. Organizimi edhe këtë vit kryhet nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë, ndërkohë ky institucion ka edhe ekskluzivitetin e këtij organizimi.

Ndërkohë këtyre grupeve i është bashkuar edhe ai i Malit të Zi të cilët përmes rrugës tokësore kanë udhëtuar sot drejt aeroportit të Rinasit, ku më pas bashkë me besimtarët nga Shqipëria udhëtojnë drejt vendeve të shenjta./AA/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit