9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Besimtarët kremtojnë sot festën e Kurban-Bajramit

Më të lexuarat

Besimtarët myslimanë po kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila vije pas kryerjes se Haxhit. Kjo feste në vete mes tjerash simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin mes njëri-tjetrit. Ceremonia kryesore e faljes së Namazit të Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit. Ceremonia filloi me faljen e namazit të sabahut nga Bashkim Mehani, ligjëratë kushtuar festës së Kurban Bajramit e mbajti Selatin Mehani, namazit të Kurban Bajramit i priu Burhan Hashani, ndërsa hytben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Ternava, në këtë hytbe potencoi rëndësinë e kryerjes së Haxhit si shtyllë e Islamit dhe solidaritetin e besimtarëve me therjen e kurbanit. Myftiu Tërnava nga kjo hytbe përçoi mesazhet e tij për paqe në gjithë botën, duke potencuar se tensionet e fundit të krijuar duhet te tejkalohen sa me parë. Festa e Kurban Bajramit për besimtarët mysliman vije pas kryerjes se obligimit të Haxhit, ku edhe nga Kosova shumë besimtarë obligim. Ndërsa që nga falja e namazit të Bajramit besimtarët mysliman therin kurban për të dëshmuar sakrificën ndaj krijuesit dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit