Besimtarët e parë nga Kosova që sivjet do e kryejnë Haxhin veç kanë arritur në Mekë. Ata tashmë janë akomoduar dhe kanë filluar kryerjen e riteve të Umres.
Këtë vit nga Kosova për të kryerë Haxhin në organizimin e BIK janë 1080 besimtarë. Në Mekë kanë arritur 832, ndërsa në ditët në vijim pritet që të shkojnë edhe besimtarët tjerë.
Me besimtarët kosovarë për të kryere Haxhin ka udhëtuar edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.