-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Besimtarët e vendeve të rajonit falin namazin e teravisë së parë

Më të lexuarat

Shkup/Prishtinë/Tiranë

Në xhamitë në rajonin e Ballkanit, besimtarët muslimanë kanë falur namazin e parë të teravisë duke mbushur xhamitë, raporton Anadolu Agency (AA).

 Në Shkup besimtarë të shumtë falen jashtë xhamisë së stërmbushur

Në Maqedoninë e Veriut është falur namazi i parë i taravisë për këtë Muaj të Ramazanit. Muslimanët mbushën xhamitë për taravinë e parë anembanë vendit.

Xhamia historike e Mustafa Pashës në kryeqytetin Shkup ishte gjithashtu e mbushur me muslimanë që erdhën për të falur namazin e parë të teravisë së këtij viti. Shkaku i numrit të madh të besimtarëve, disa prej tyre u falën edhe jashtë xhamisë.

“Sulltan Mehmet Fatih” pret qindra besimtarë në teravinë e parë

Në të gjitha xhamitë në territorin e Kosovës, besimtarët muslimanë kanë falur namazin e teravisë së parë të Muajit të Ramazanit.

Besimtarë të shumtë këtë mbrëmje e mbushën me praninë e tyre edhe Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fatih”

Kreu i Bashkësisë Islame i Kosovës (BIK), Naim Tërnava, uroi sot besimtarët muslimanë për ardhjen e Muajit të Ramazanit duke thënë se agjërimi është ibadet i veçantë, që realizohet në muajin e caktuar, me vakte, mision dhe synim të caktuar.

Një ditë më herët myftiu Tërnava nëpërmjet një letre dërguar Këshilleve lokale të BIK-ut, ka tërhequr vërejtjen për disa rregulla që duhet të ndiqen nga xhamitë dhe imamët në Republikën e Kosovës, si: falja e namazit të teravive të bëhet me 20 rekate, të shkurtohet hutbeja e xhumasë gjatë Ramazanit, të mos hahet syfyr dhe iftar brenda xhamive, përpos hapësirës rreth xhamisë, oborri dhe objektet përcjellëse, ligjëruesit e huaj nëpër xhami duhet të ftohen vetëm me lejen paraprake të BIK-ut, e të tjera.

 Besimtarët muslimanë mbushin xhamitë edhe në Shqipëri

Besimtarët muslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e teravisë së parë duke mbushur xhamitë e vendit.

Dhjetëra besimtarë janë mbledhur për namazin e teravisë së parë në Xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, duke kryer ibadetet fetare, në prag të fillimit të muajit të Ramazanit.

Namazi i teravisë është falur edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit, por dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, ku janë mbledhur besimtarë të shumtë.

Besimtarët muslimanë më 23 mars fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit