Si e përmendëm, feja e nxit shkencën dhe ata, që përdorin arsyen dhe ndjekin ndërgjegjen e tyre në arritjen e kërkimeve shkencore duhet të kenë besim të fortë pasi ata kuptojnë shenjat e Zotit menjëherë. Ata përballen me një sistem pa të meta dhe një kompleksitet perfekt të krijuar nga Zoti në çdo rrugë kërkimi që ata ndjekin dhe në çdo zbulim që bëjnë. Si tha dhe Profeti Muhamed, i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, ata veprojnë duke e ditur se “Ai që del të kërkojë dije është i devotë për hir të Allahut derisa të kthehet.”3
Një shkencëtar që po kryen kërkime mbi syrin, për shembull, zbulon, edhe duke e njohur sistemin e tij kompleks, se ai nuk do te formohej kurrë nga një proces gradual rastësish. Ekzaminime të mëtejshme do ta çojnë atë në përfundimin se çdo detaj në strukturën e syrit është një krijim i mrekullueshëm. Ai sheh se syri përbëhet nga shumë pjesë që punojnë bashkë në harmoni, duke rritur kështu mrekullimin e tij ndaj Zotit që e krijoi atë.
Po njësoj, një shkencëtar që vëzhgon kozmosin do ta shohë veten menjëherë përballë mijëra ekuilibrave të padiskutueshëm. Ai fiton më tej një etje për dije pasi ka zbuluar se biliona galaksi dhe biliona yje brenda këtyre galaksive vazhdojnë të ekzistojnë në një harmoni të madhe, në një hapsirë të gjerë pa kufij.
Si i tillë, një besimtar ndërfutet më shumë dhe frymëzohet të ndjekë studime shkencore për të zbuluar misteret e universit. Në një nga artikujt e tij, Albert Ajnshtajn, gjeniu më i madh i erës së kaluar, i referohet frymëzimit të derivuar nga feja, që kanë shkencëtarët:
…Unë pohoj se ndjenja universale fetare është motivi më i fortë dhe më fisnik për kërkime shkencore. Vetëm ata që realizojnë përpjekjet e mëdha dhe mbi të gjitha përkushtimin, pa të cilin nuk mund të kryhet punë në shkencën teorike, janë në gjendje të kuptojnë forcën e emocionit pa të cilin, kjo punë, edhe pse larg realiteteve të drejtpërdrejta të jetës, nuk mund të kryhet. Çfarë bindjeje të thellë mbi funksionimin e universit dhe ç’dëshirë të fortë për të kuptuar duhet të kenë pasur Kepleri dhe Njutoni sa të kalonin vite të tëra pune individuale për të zgjidhur parimet e mekanikës qiellore!
Ata, njohuria e të cilëve rreth kërkimeve shkencore rrjedh kryesisht prej rezultateve të tyre praktikë, zhvilllojnë lehtësisht një nocion komplet të gabuar rreth mentalitetit të atyre njerëzve, të cilët të rrethuar nga një botë skeptike, kanë udhëzuar shpirtrat e tjerë nëpër botë, përgjatë shekujve . Vetëm ai që e ka përkushtuar jetën e tij ndaj qëllimeve të ngjashme mund të ketë një kuptim të gjallë rreth asaj që i ka frymëzuar këta njerëz dhe i ka dhënë forcën për të mbrojtur qëllimet e tyre pavarësisht nga dështimet e panumërta. Është ndjenja universale fetare ajo që i jep njeriut një forcë të tillë. Dikush ka thënë, jo pa të drejtë, se, në këtë epokë materialiste vepruesit seriozë janë vetëm njerëzit thellësisht besimtarë.4
Johan Kepler tregoi se ai iu fut rrugës së shkencës për të gërmuar në veprat e Krijuesit, ndërsa Izak Njutoni, një tjetër shkencëtar i madh, tha se përfshirja kryesore që qëndronte pas interesit të tij për shkencën ishte dëshira e tij për të pasur një ndjesi dhe dije më të plotë rreth Zotit.
Këto ishin shënimet e vetëm disa shkencëtarëve më në zë të historisë. Këta dhe qindra të tjerë të cilët do t’i shtjellojmë në faqet në vijim, arritën të besonin në ekzistencën e Zotit duke eksploruar universin dhe, të impresionuar nga ligjet dhe fenomenet që Zoti ka krijuar me Lavdinë e Tij, përpiqeshin të zbulonin më tepër.
Si do ta shohim, dëshira për të mësuar mënyrën si Zoti krijoi universin ka shërbyer si faktori kryesor motivues për shumë shkencëtarë gjatë historisë. Kjo ndodh sepse dikush, që percepton se universi dhe të gjitha gjallesat janë krijuar, gjithashtu percepton se ky krijim ka një arsye. Arsyeja pastaj çon drejt kuptimit. Është prirja për të kapur atë kuptim, për të zbuluar shenjat e tij dhe për të gjetur detajet e tij ajo që lehtëson mjaft studimet shkencore.
Nëse, sidoqoftë, mohohet fakti se universi dhe gjallesat janë krijuar, ky kuptim gjithashtu humbet. Një shkencëtar, që beson në filozofinë materialiste dhe tek Darvinizmi, do supozojë se universi është i paqëllimtë dhe se çdogjë është rezultat i rastësisë së verbër. Si rrjedhim, vëzhgimi i universit dhe i gjallesave do të bëhej pa asnjë lloj qëllimi. Për këtë fakt, Ajnshtajni pohoi: “Nuk kam gjetur shprehje më të mirë se “fetare” për besimin në natyrën llogjike të realitetit, për aq sa është e kapshme nga arsyeja njerëzore. Kurdo që kjo ndjenjë mungon, shkenca degjeneron në empiricizëm të pafrymëzuar.”5
Në një rast të tillë, qëllimi i vetëm i një shkencëtari do ishte ose të fitonte famë e të kujtohej në histori ose të pasurohej. Qëllime të tilla mund ta shmangin atë lehtësisht nga sinqeriteti dhe integrimi i tij shkencor. Supozojmë se, në një ngjarje ku rezultati në të cilën ai arriti me anë të kërkimit shkencor bie në kundërshtim me pikëpamjen konvencionale të komunitetit shkencor, ai mund të detyrohet ta mbajë atë sekret në mënyrë që të mos i ikë fama që ka, apo të merret nëpër gojë, apo të degradohet.
Pranimi për një kohë të gjatë i teorisë së evolucionit në botën shkencore është një shembull i kësaj mungese sinqeriteti. Shumë shkencëtarë, përballë fakteve shkencore, janë të bindur se teoria e evolucionit është mjaft larg aftësisë së shpjegimit të origjinës së jetës, por ata nuk mund ta thonë këtë haptazi thjesht nga frika e përballjes së një reagimi negativ. Në këtë linjë mendimi, fizikanti britanik H.S. Lipson bëri rrëfimin e mëposhtëm:
Ne tani dimë shumë më tepër rreth gjallesave sesa dinte Darvini. Ne dimë si punojnë nervat dhe unë e shikoj çdo nerv si një kryevepër të inxhinjerisë elektrike. Dhe ne kemi qindra milionë syresh në trupin tonë… “Modelim” është fjala që më vjen ndër mend për këtë çështje. Por, kolegët e mi biologë nuk e pëlqejnë.6
Fjala “modelim” është prerë nga literatura shkencore thjesht se nuk pëlqehet, me shumë shkencëtarë që dorëzohen përpara dogmatizmave të tilla. Në lidhje me këtë Lipson thotë:
Në fakt, evolucioni u shndërrua, në një farë mënyre, në një fè shkencore; pothuajse të gjithë shkencëtarët e kanë pranuar atë dhe shumë janë përgatitur të ‘përthyejnë’ vëzhgimet e tyre për tu përshtatur me të.7
Kjo situatë e padëshirueshme është rezultat i mashtrimit të “shkencës pazot” që mbuloi komunitetin shkencor duke filluar nga mesi i shekullit të 19-të. Megjithatë, ashtu si tha dhe Ajnshtajni, “shkenca pa fenë është e çalë”8.Ky iluzion e ka çuar shkencën jo vetëm drejt qëllimeve të gabuara por gjithashtu krijoi shkencëtarë të cilët, edhe pse i njihnin gabimet, rrinin indiferentë përballë tyre.
Meqë shkencëtarët që besojnë në Njëshmërinë e Zotit dhe Mbifuqinë e Tij nuk kanë dëshira përfitimi për këtë botë si status, reputacion apo parà , përpjekjet e tyre për kërkimet shkencore janë të sinqerta. Ata e dinë se çdo mister në univers që ata qartësojnë do t’i rrisë më tepër njerëzimit kuptueshmërinë për Zotin, duke ndihmuar kështu në zbulimin e fuqisë dhe dijes së pafund të Tij. Të konfirmosh ekzistencën e Zotit dhe t’ia tregosh njerëzve realitetin e krijimit, është një veprim shumë i rëndësishëm adhurimi për një besimtar.
Të udhëhequr nga shqetësime kaq serioze, shkencëtarët besimtarë kryejnë kërkime të gjera e të rëndësishme me një entuziasëm të madh për të zbuluar ligjet e universit, sistemet mahnitës në natyrë, mekanizmat perfektë dhe sjelljet inteligjente të gjallesave. Ata grumbullojnë rezultate të mëdha dhe përparojnë shumë. Ata nuk pengohen kurrë para problemeve që hasin dhe as nuk mërziten kur nuk vlerësohen nga të tjerët. Kërkojnë vetëm pëlqimin e Zotit për punën që bëjnë.
Përpiqen me tërë forcat për t’u shërbyer besimtarëve të tjerë dhe kjo vetëm për kënaqësinë e Tij. Dhe ata nuk njohin kufij gjatë endjes së tyre të gjatë. Mundohen të bëjnë të pamundurën për t’i shërbyer njerëzve dhe të jenë sa më të dobishëm për ta. Për më tepër, përpjekjet e tyre të sinqerta i bëjnë ata mjaft produktivë dhe studimet e tyre arrijnë rezultate pozitive.
Ata që pohojnë se shkenca duhet të jetë e ndarë nga feja padyshim që janë në gabim të qartë. Mbi të gjtha, ata që nuk besojnë nuk mund të përjetojnë dot ngritjen shpirtërore të besimit. Projektet shkencore të cilat i fillojnë me mjaft zell shpejt bëhen monotone dhe jofrymëzuese. Motivimi i tyre tani bëhet përfitimi. Kërkesa e përmbushjes së dëshirave të kësaj bote si të mirat materiale, rang shoqëror, reputacion apo famë do bëjë që ata të ndjekin ato kërkime që do të kontribuojnë direkt në këto përfitime personale. Për shembull, një shkencëtar që mendon në këtë mënyrë dhe që motivohet nga interesa për karrierë do ndiqte ato kërkime që do ta çonin drejt një rritjeje në përgjegjësi. Ai nuk do të ndërmerrte kurrë një kërkim për një çështje që ai e mendon si të dobishme për njerëzimin por që nuk i shërben më së miri interesave të tij. Ose, n.q.s. do t’i duhej të zgjidhte mes dy temave kërkimore, ai do të zgjidhte atë që do t’i sillte më shumë të mira materiale apo prestigj, edhe pse zgjedhja tjetër mund t’i sillte përfitime njerëzimit. Shkurtimisht, shkencëtarë të tillë janë shumë pak të vlefshëm për njerëzimin, pasi nuk i shërbejnë të mirës së përbashkët, përveç ratëve kur ka ndonjë shpërblim në mes. Kur mundësia për përfitime personale venitet, ashtu ikën dhe dëshira për t’i shërbyer njerëzimit.
Profeti Muhamed, I Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, gjithashtu i përmendi dëmet e këtij mentaliteti. Ai tha:
Mos merrni njohuri me qëllim që të diskutoni me dijetarët e tjerë dhe të provoni superioritetin mbi to, apo që të debatoni me injorantët, apo për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.9
Nga ana tjetër, Profeti Muhammed lavdëronte përhapjen e dijeve të dobishme. Një hadith thotë:
Zoti dërgon mirësitë e Tij mbi ata që i udhëzojnë njerëzit për dije të dobishme.10
Duke u njoftuar për marrjen e mirësive, entuziasmi dhe motivimi i sinqertë i provuar nga një njeri që beson tek Zoti hapin rrugë të reja për të, jo vetëm në fushën e shkencës por edhe në shumë sfera të tjera të jetës si arti, kultura e me rradhë. Këto shpirtra nuk veniten kurrë, por përkundrazi, bëhen gjithnjë e më tepër entuziastë.
Harun J.
______________
1. Ibn Maxhah 1/224 dhe Tirmidhi 218, transmetuar nga Enes Ibn Malik..
2. Tirmidhi 279, Darimi dhe Darakatni, transmetuar nga Abdullah ibn Mas`ud.
3. Tirmidhi 220
4. Albert Ajnshtain, Ide dhe Opinione, Shtëpia Botuese Crown, Nju Jork, 1954
5. Letra për Mauris Solovin I, 1 Janar 1951; Arkivët Ajnshtain 21-174, 80-871, botuar në Letra për Solovine, f. 119.
6. H. S. Lipson, Qëndrimi i fizikantit për Teorinë e Darvinit,Prirjet Evolucionare tek bimët, vol. 2, nr. 1, 1988, f. 6
7. H. S. Lipson, Shikimi i fizikantit rreth Evolucionit, Buletini i Fizikës, vol. 31 (1980) f. 138
8. Albert Ajnshtain, Shkenca, Filozofia dhe Feja: Simpozium, 1941, kap. 1.3
9. Tirmidhi 225 dhe Ibn Maxhah, transmetuar nga Abdullah Ibn Omar dhe Ka’b ibn Melik.
10. Tirmidhi 1392