Raportuesi i Al Jazeera-s me gati familje të shuar nga mizoria izraelite
Gazetari i Al Jazeera-s në Gaza, Anas Al-Sharif është gazetari më i guximshëm dhe më i rëndësishëm palestinez, i cili ka raportuar për tmerret e agresionit të Izraelit në Gaza për më shumë se një vit. Rrugës ka pësuar humbje të mëdha, i janë vrarë shumë anëtarë të familjes, ndërsa në fund të vitit të kaluar i është vrarë edhe babai. Agresori izraelit kërcënoi këto ditë se do ta likuidonte Anas Al Sharifin, duke e akuzuar atë si anëtar të Hamasit.
Pavarësisht nga të gjitha tmerret dhe dhimbjet që ai kalon çdo ditë së bashku me banorët e tjerë të Gazës, Anas Al-Sharif dërgoi dje një mesazh shumë emocionues nga Gaza veriore.
“Nuk e dini!?
Pavarësisht tradhtisë, pavarësisht shtypjes, dhimbjes dhe kërcënimeve, ne ndihemi të qetë, pasi besimi ynë në Allahun nuk do të na tradhtojë dhe na zhgënjejë”.
Video: Anas al-Sharif i thotë lamtumirë babait të tij, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tyre familjare në zonën e kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Gazës.