Ermir Lenjani vazhdon të mbetet aktiv në rrjetet sociale.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka postuar disa foto në faqen e tij zyrtare ku sipër tyre ka shkruar edhe një mesazh.
Ylli i kuqezinjve ishte më meritori për fitoren e Shqipërisë 2-1 ndaj Armenisë, ku largoi me të kuq kundërshtarin si dhe asistoi te goli i fitores që u shënua nga Shkëlzen Gashi.
“Besimi dhe durimi gjithmonë e sjell suksesin. Ne i patëm të dyja dhe kjo na solli tri pikë. Shqipëri bijtë e tu së bashku me tifozët kuq e zi do ta bëjnë ëndrrën realitet. #ForcaShqipëri #kuqezi #EURO2016 #EL3”, shkroi Lenjani në faqen e tij.