0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Besimi dhe dispozitat – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Rritja e besimit shoqërohet gati gjithmonë me kujdesin në zbatimin e dispozitave fetare që kërkon feja, sidomos për ndalesat, kështu që sa më i madh të jetë besimi aq më i madh ky kujdes dhe sa më i ulët ky besim aq më i vogël ky kujdes.

Ndaj dhe për këtë nëna e besimtarëve, Aishja (radijallahu anha) na tregon se suret e para të Kuranit që zbritën, flisnin për Xhenetin dhe Zjarrin, derisa njerëzit pranuan Islamin dhe shtuan besimin dhe u bindën se këto janë të vërteta, pas kësaj zbritën urdhëresat dhe ndalesat, dhe nëse këto ndalesa do të kishin zbritur që në fillim njerëzit nuk do t’i linin ato. (Buhariu nr. 4993)

Kështu që interesimi për njohjen e dispozitave të fesë, të hallallit dhe haramit edhe pse përbën atë që disa e quajnë pjesa formale e fesë, është tregues i një besimi të fortë tek njeriu që kërkon të jetë i përkorë në bindjen ndaj Zotit. Dhe sigurisht që vlen edhe e kundërta, për ata të cilët edhe pse pretendojnë se janë besimtarë, interesohen shumë pak ose aspak në këtë drejtim. Ata besimin e mbështesin kryesisht vetëm tek ndjenjat pa vepra dhe praktikë, ndërkohë besimi është ndjenjë, por edhe vepra, të cilat jo vetëm janë kërkesë e natyrshme e bindjes ndaj Zotit, por edhe elementë që shtojnë dhe forcojnë besimin. Për këtë dhe dijetarët shprehen se besimi ruhet dhe rritet përmes veprave të përkushtimit ndaj Zotit dhe venitet e zvogëlohet përmes gjynaheve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit