0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Besimi-Bozkir: Turqia ka një rol kyç në krizën e refugjatëve

Më të lexuarat

Zëvendëskryetari i qeverisë së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, qëndroi për vizitë pune njëditore në Republikën e Turqisë, gjatë së cilës realizoi një takim pune me ministrin për Çështje Evropiane dhe kryenegociatorin për anëtarësimin e Turqisë në BE, Volkan Bozkir, raporton (AA).

Zëvendëskryeministri thuhet në njoftimin nga kabineti i tij, e ka vënë theksin në marrëdhëniet e mira miqësore dhe bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë dhe ka shprehur interes për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në tema të interesit të përbashkët.

Në fokus të bisedave ka qenë kriza aktuale e refugjatëve dhe koordinimi i aktiviteteve në itinerarin drejt Ballkanit Perëndimor.

Besimi me këtë rast ka theksuar se Maqedonia si vend transit i migratntve/refugjatëve, ata i trajtojnë në mënyrë humane duke i praktikuar të gjitha detyrimet ligjore ndërkombëtare dhe është e hapur për bashkëpunim.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se Turqia ka rol kyç në krizën e migrantëve dhe padyshim se është urë mes këtij problemi global dhe zgjidhjeve të mundshme. Koordinimi i aktiviteteve me Bashkimin Evropian në lidhje me këtë krizë, duhet që sa më shpejtë të jap rezultate konkrete.
Në fund të takimit zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Republika e Turqisë është një ndër partnerët më të afërt dhe mbështetëse në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për zbatimin konkret të Protokollit ekzistues për bashkëpunim në fushën e euro-integrimeve, duke përfshirë edhe përdorimin e fondeve të BE-së mes IPA-s dhe shkëmbimin e përvojave për sistemin e zbatimit të tyre.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit