3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Besim Ilazi i PDK-së, kryetar i Kaçanikut

Më të lexuarat

Rezultateve e para preliminare në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Kaçanikut, të publikuara nga D4D-INPO, kanë nxjerrur fitues kandidatin e PDK-së, Besim Ilazi, i cili ka fituar 53 për qind të votave dhe nuk do të ketë raund të dytë të votimit në këtë komunë.

 Pas shpalljes së rezultateve të para preliminare, ku kandidati i PDK-së, Besim Ilazi, është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kaçanikut me 53 për qind të votave, anëtarët dhe simpatizantët e DPK-së kanë filluar festimin e fitores, transmeton Kosovapress.

Sipas rezultateve preliminare kandidati i AAK-së Tahir Çaka ka fituar 20 për qind, ai i Vetëvendosjes Shukri Luta 16.5 për qind, Sahit Bela i LDK-së 5.3 për qind dhe Kjani Berisha i AKR-së 5 për qind.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e mbajtur për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Kaçanikut, bëri të ditur se vendvotimet janë mbyllur në orën 19:00 dhe pjesëmarrja e votuesve me të drejtë vote ishte 35.75 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, duke iu referuar të dhënave të KKZ të Kaçanikut, tha se kanë votuar gjithsej 11.253 votues, ose 35.75 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

“Edhe sipas të dhënave pilot-projekti K-vote të KQZ-së, kanë votuar 11.246 votues ose, 35.73 për qind e qytetarëve me të drejtë vote”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu njoftoi se sipas raporteve ditore të pranuara në KQZ, nuk janë evidentuar incidente që do ta dëmtonin procesin zgjedhor, apo imazhin e KQZ-së.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit