-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Besim ef. Mehmeti po merr pjesë në Konferencën “Komunikim dhe integrim” të organizuar nga Ministria e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite

Më të lexuarat

Nën kujdesin e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz al Saudit, Ministria e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, ka filluar Konferencën e komunikimit me departamentet e çështjeve islame, fetvasë, bashkësitë islame dhe si motrat në botë me titull “Komunikimi dhe integrimini”. Kjo Konferencë rreth vetes ka mbledhur ministra, myftinjë, udhëheqës fetarë, kryetarë të bashkësive fetare nga rreth 85 vende të ndryshme të botës.

Në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve, ministri i Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh, shprehu falënderimet e tij të sinqerta për Kujdestarin e Dy Xhamive të Shenjta, për mbështetjen e madhe që i ofrojnë Ministrisë në fusha të ndryshme. Ai më pas falënderoi pjesëmarrësit në këtë Konferencë, duke theksuar këtu se organizimi i saj synon t’i forcojë lidhjet e komunikimit dhe integrimit midis departamenteve të çështjeve fetare për t’i përforcuar parimet e modernitetit dhe mesatares. Po ashtu kjo Konferencë synon promovimin e vlerave të tolerancës dhe të bashkëjetesës ndërmjet popujve, rëndësinë e nevojshme për t’iu përmbajtur Kuranit dhe Sunetit të Profetit, promovimin e unitetit ndërmjet myslimanëve, luftimin e ideve ekstreme, si dhe mbrojtjen e shoqërisë nga ateizmi.

Gjatë dy ditëve të saj, në Konferencë do të diskutohen këto tema:

  1. Përpjekjet e departamenteve të çështjeve fetare, fetfave dhe bashkësive islame në botë për të qenë në shërbim të Islamit dhe muslimanëve, si dhe promovimi i unitetit islam;
  2. Komunikimi dhe integrimi ndërmjet realitetit dhe aspiratave;
  3. Përpjekjet për të promovuar vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërmjet popujve;
  4. Përmbajtja ndaj mësimeve kuranore dhe profetike;
  5. Moderniteti dhe mesatarja në mësimet kuranore dhe profetike;
  6. Përpjekjet në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit;
  7. Përpjekjet për të mbrojtur shoqërinë nga ateizmi.

Në këtë Konferencë, Bashkësinë Islame të Kosovës po e përfaqëson shefi i kabinetit të Myftiut Naim ef. Tërnava, mr. Besim ef. Mehmeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit