3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Besa Shahini prodhon gafën më spektakolare të një Ministri Arsimi, në historinë e Shqipërisë

Më të lexuarat

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, për të renditur një sërë suksesesh, që qeveria pretendon se ka arritur në fushën e arsimit. Por, gjatë kësaj konference, ministrja bëri një gafë spektakolare dhe tej mase të sinqertë.

Në një përpjekje për të justifikuar mungesën e investimeve në shkollat e zonave rurale, Shahini tha se qeveria nuk mund të tregohet e papërgjegjshme dhe të shpenzojë para, për shkolla që kanë shumë pak nxënës dhe që në të ardhmen, mund të mbeten edhe të boshatisura.

“Pashë në rrjetet sociale edhe fotografi të disa shkollave, të amortizuara, në zona të thella rurale, si shembuj të mungesës së investimeve në shkolla. Dua të theksoj, se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës“, u shpreh Shahini, mjaft e sigurtë në atë që po lexonte, pavarësisht virozës së stinës, që ia vështirësonte komunikimin.

Por, zonjës ministre, duket se nuk i ka kaluar asnjëherë nëpër mend, se një nga arsyet përse qytetarët braktisin masivisht fshatarat dhe zonat rurale, është pikërisht fakti se nuk kanë shkolla ku të çojnë fëmijët dhe shërbimet ë tjera bazike, të cilat shteti është i detyruar t’ua mundësojë, edhe sikur të ketë një numër të reduktuar të qytetarëve, që banojnë në këto zona.

Me një mendjelehtësi të llahtarshme, Shahini, praktikisht po u thotë qytetarëve të këtyre zonave, se duhet të largohen urgjentisht nga vendi ku jetojnë, sepse qeveria as e ka në plan të investojë, qoftë edhe në infrastrukturën më bazike, që të mundësojë arsimimin e fëmijëve të tyre. Madje, jo vetëm që nuk e ka në plan, por e konsideron papërgjegjshmëri, shpenzimin e fondeve për këto shkolla, që së shpejti sipas saj, do të boshatisen. Qeveria me sa duket, po e pret me padurim boshatisjen e këtyre shkollave, që sa herë të shfaqen fotografi të pakëndshme, të ngjashme me zonar rurale afrikane, ministrja ta thotë me gojën plotë, se në fakt aty nuk ka asnjë nxënvs, ndaj investimi është i pakuptimtë.

Pra, të nderuar qytetarë të zonave rurale, me shkolla të degraduara, tashmë që e dëgjuat ministren, nëse keni sadopak dashuri për fëmijët tuaj, nuk ju mbetet rrugë tjetër, veçse të filloni planet për t’u shpërngulur./TPZ

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit