1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

BESA “selam” Speciales: Deri të premten merruni me “Monstra” dhe “Sopotin”

Më të lexuarat

Ashtu siç e kemi ngritur gjithnjë zërin kundër padrejtësive dhe standardeve të dyfishta që bëhen në kurriz të shqiptarëve të Maqedonisë, Lëvizja BESA edhe sot përsëri i drejtohet publikisht Prokurorisë Speciale Publike që deri të premten t’i procedojë rastet “Sopoti” dhe “Monstra”. Pavarësisht vendimit të Këshillit të Prokurorëve për rastin “Sopoti”, ne gjykojmë se PSP-ja ka materiale të mjaftueshme që ta iniciojë vetë atë lëndë dhe të mos lejojë që drejtësia e politizuar e dyshes VMRO-BDI të tallet ende me jetën e të përvuajturve të Sopotit dhe të Monstrës.

Në të vërtetë, të burgosurit e këtyre dy rasteve më të ndjeshme gjyqësore ende janë subjekt i paproceduar i materialeve që Prokuroria Speciale Publike i ka në posedim, ndërsa të premten mund jetë afati i fundit që të iniciohen dhe procedohen këto raste. E, nëse kjo nuk bëhet deri të premten dhe pastaj nuk bëhet asnjëherë me arsyetimin e skadimit të afatit, do të konsiderohet si mashtrim dhe tradhti ndaj atyre që e vuajnë burgun e përjetshëm për shkak të drejtësisë së politizuar në Maqedoni. Në fakt, çdo ditë e kaluar në burg është krim i pafalshëm që shteti ushtron ndaj këtyre qytetarëve!

Meqë dihet se mekanizmat për zbardhjen e të vërtetës së këtyre dy rasteve janë në duart e Prokurorisë Speciale Publike dhe të kësaj qeverie dhe se ky ishte edhe premtimi i Zoran Zaevit për votuesit shqiptarë, i cili deklaronte se ekzistojnë dëshmi se shqiptarët e këtyre rasteve gjykohen pa të drejtë dhe janë viktimë e proceseve të montuara politike, kërkojmë që sa më shpejt të bëhet ndriçimi i plotë i këtyre rasteve. Në të kundërtën, nëse këto raste nuk procedohen, ne do t’i japim të drejtë vetes të konstatojmë se edhe PSP-ja vepron me diktat politik dhe shërben si lavatriçe që i pastron ministrat e korruptuar të BDI-së.

Lëvizja BESA vlerëson se, pa zbardhjen e tërësishme të këtyre rasteve, nuk mund të flitet për situatë stabile ndëretnike dhe kthim të besimit në institucionet e vendit.

BESA nuk do të heshtë e as nuk do të lejojë që jeta e shqiptarëve të varet nga pazaret politike dhe asnjëherë nuk do të heqim dorë deri në zbardhjen e tërësishme të këtyre rasteve të padrejta!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit