2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Besa Ismaili shpallet “Ambasadore e paqes”

Më të lexuarat

Federata Universale e Paqes i ndau sot titullin “Ambasadore e Paqes” zonjës Besa Ismaili.

Në prani të ish presidentëve të Ballkanit, ndër ta edhe Aleksandër Moisiu dhe Fatmir Sejdiu dhe shumë personaliteteve të tjera të politikës dhe të shoqërisë së rajonit, Besa Ismailit ju nda titulli “Ambasadore e Paqes”, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për promovimin e paqes dhe dialogut. Kjo ceremoni ndodhi në Tiranë me rastin e përfundimit të Konferencës mbi Lidershipin Evropian, konferencë kjo e organizuar nga Federata Universale për Paqe dhe Iniciativa për Paqe në Balkan. Tema e konferencës ishte “Mirëkuptimi i ndërsjellë & Bashkëpunimi për paqe. Siguria dhe zhvillimi njerëzor në Ballkan”

Besa Ismaili Certifikata

Besa Ismaili shërben si zëvendës-dekan në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.  Ajo ka shërbyer për më shumë se 10 vjet me misionet ndërkombëtare në Kosovë. Besa është e njohur për aktivizmin e saj në çështjet e grave dhe ka qenë një zë i spikatur i grave myslimane kundër diskriminimit dhe islamofobisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit