16.3 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Besa Ismaili: Çfarë do të ndodhte me një arsimtar LGBT?

Më të lexuarat

Prindërit  e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës kanë kërkuar largimin e arsimtares, Fatmire Bujupi pasi kjo e fundit mban shami.

Besa Ismaili, zëvendësdekane në Fakultetin e Studimeve Islame ka thënë se duhet të merren në përgjegjësi drejtoresha e shkollës në fjalë, si dhe për nxitjen e urrejtjes.

“Është një pikë e zezë për fshatin dhe shkollën kur një profesor e kalon gjysmën e e jetës në vendin e punës në vend se ta mirëpresë atë, i dalin kundër. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”.

Ismaili në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se çfarë do të ndodhte një arsimtar mund të jetë i komunitetit LGBT.

“Nëse një arsimtar mund të jetë i komunitetit LGBT, atëherë a duhet të ngriten prindërit për të reaguar”.

Sipas saj, ekstremistët fetar janë kundër shkollimit të Fatmires dhe kundër që ajo të punojë.

“Unë i urrej ekstremistët. Me rëndësi që unë dhe gjithë myslimanët që nuk mësojmë vetëm teologji, por edhe matematikë e fushat tjera”.

Sipas saj, në këtë rast nuk ka vend për shqetësim dhe se ata që kanë bërë konspiracion duhet të reflektojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit