8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BERZH: Ballkanit Perëndimor i duhen 200 vjet për ta arritur BE-në

Më të lexuarat

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të merren seriozisht me produktivitetin e tyre të ulët dhe të shpejtojnë reformat, tha Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke paralajmëruar se këtyre vendeve do t’i duhen 200 vjet për të arritur standardet e jetesës me vendet e BE-së.

“Problemi themelor që pengon zhvillimin ekonomik të rajonit është produktiviteti i ulët. Kjo pasqyron institucione të dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi”, tha BERZH në raportin e saj, lëshuar në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Produktiviteti i sektorit privat në të gjithë Ballkanin Perëndimor ishte vetëm 60 për qind e nivelit të BE-së, tha raporti.

Megjithatë, BERZH vuri në dukje se shpejtësia e riparimit ishte ngadalësuar dukshëm gjatë shtatë viteve të fundit. Rajoni arriti rritje mesatare vjetore prej vetëm 1.2 për qind në vitet pas krizës 2009-2016 krahasuar me 5.3 për qind në periudhën para krizës së 2001-2008.

Pra, në një skenar më pesimist, duke përdorur normat e rritjes pas krizës, sipas BERZH, Ballkani Perëndimor i duhen 200 vjet për t’u riparuar, ndërsa një skenar optimist këtyre vendeve i duhen 40 vjet që ta arrijnë BE-në.

BERZH është themeluar në vitin 1991 dhe është një nga investitorët më të mëdhenj në rajonin e Ballkanit dhe deri më tani ka investuar mbi 10 miliardë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit