0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Bernie Sanders i Demokratëve fiton Alaskën

Më të lexuarat

Bernie Sanders ka marrë me vete çmimin më të madh të fundjavës, raporton “The Associated Press”. Agjencia e lajmeve ka parashikuar se senatori nga Vermont do të fitojë votat e grupeve parlamentare në shtetin e Washingtonit, ku janë 101 delegatë.
Dhe kjo nuk është fitorja e vetme për Sandersin: AP ka parashikuar se senatori do të fitojë edhe Alaskën, ku janë edhe 16 delegatë, transmeton Koha.net.
“E dinim se gjërat do të përmirësoheshin teksa shkonim kah perëndimi”, ka deklaruar Sanders gjatë një tubimi në Madison, Wisconsin, duke iu referuar fitoreve të fundit në Idaho dhe Utah si dëshmi. “Jemi duke iu afruar kryesimit të Sekretares Clinton — dhe me mbështetjen tuaj këtu, rruga jonë është drejt fitores”.
Duke hyrë në votimet e së shtunës, Clinton kryesonte me rreth 300 vota të delegatëve në garën për 2,382 delegatët e nevojshëm për t’u nominuar në konventën e korrikut. Duke ia shtuar edhe përkrahjen e superdelegatëve – liderët e partive që janë të lirë të përkrahin cilindo kandidat – ajo ka 1,690 delegatë në raport me 946 për Sandersin.
Aktualisht, Sanders duhet të fitojë rreth dy të tretat e delegatëve të mbetur për ta arritur Clintonin.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit