Policia e Berlinit ka bërë të ditur se një grua muslimane me shami u rrah brutalisht në një stacion të metros nga një burrë i cili e ofendoi edhe me sharje raciste, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e policisë thuhet se gruaja 39-vjeçare muslimane u shtrua në spital me plagë të rënda pas sulmit që ndodhi në rrethin Spandau të Berlinit.
Policia bëri të ditur se duke sulmuar dhunshëm gruan me biçikletën e tij, i dyshuari e goditi atë disa herë dhe i hoqi shaminë, ndërsa e ofendoi edhe me sharje ksenofobike.
Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit hapi një hetim dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të identifikuar të dyshuarin.
/aa/