1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Berisha sulmon Erdoganin për xhaminë që inaguroi vetë

Më të lexuarat

Gjuha e shfrenuar ndaj presidentit turk me togfjalëshin “akt terrori”

Berisha sulmoi drejtpërdrejt presidentit Erdogan, madje ashpër, gjuhëshfrenuar, ku për xhaminë që inaguroi vetë (të madhen te Namazgjaja), tha se u ndërtua nga lideri turk për të sunduar në Shqipëri.

Nëse deri dje, akuzat e tij ndaj Erdogan kishin Ramën përpara, kësaj here kanë qenë të drejpërdrejta.

“Ka ndërtuar një xhami për të sunduar… Nuk mund të sundohet Shqiopëria duke ndërtuar një xhami”, tha Berisha në një takim me prindër të fëmijëve të cilët ishin në kopshtin e “Mehmet Akifit”, mbyllur së bashku me kolegjin nga qeveria, nën arsyetimin e shkeljes së ligjit.

Por ngaqë ky institucion arsimor ishte pjesë e rrjetit Gylen, Berisha ia atribuon mbylljen urdhërit të Erdoganit.  “Ky është akt terrori ndaj fëmijëve që e ushtron Rama me urdhër nga padroni i tij. Çfarë pune kanë fëmijët? Prisni ju çfarë do ndodhë me Komunitetin Mysliman”, tha Berisha.

Ai shkoi deri aty sa të vërë në diskutim raportet shqiptaro-turke, vetëm nga shkaku që Rama mbështetet nga Erdogan.

“I rikujtoj presidentit të Turqisë, duke investuar në këtë mënyrë tek një vasal i tij në Tiranë, nuk është kjo në interesin prespektiv të marrëdhënieve mes dy vendeve. Interesat turke nuk mund të respektohen në këtë vend”, tha Berisha.

Kujtojmë se prej kohësh, Berisha po godet raportin e ngushtë mes presidentit turk dhe kryeministrit shqiptar, duke mos e pranuar dot që njeriu që qeverisë Shqipërinë të ketë një mbështetje të madhe nga njeriu që qeverisë Turqinë, e cila është dhe një mbështjeje e madhe turke për sfidat shqiptare në kohë krizash. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit