8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Berisha s’u ndahet “fondamentalistëve” të Bashës

Më të lexuarat

Në të parin reagim pas vendimit të kryesisë demokrate që e përjashton përfundimisht nga PD, Berisha tha se nuk e njeh fare këtë vendim.

“Vendimet e ‘Lul kimikut’ janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre, është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri.

Nga e hëna e tutje në parlament do te jetë një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona”, tha Berisha në një prononcim televiziv në mbrëmje.

Ai nuk përmendi më marrjen e selisë, por tha se do kandidonte për kryetar në garën më të afërt për kreun e PD-së.

“Gara do hapet. Do njoftojë Komisionin dhe do jetë gara më e mirë. Do shohësh një betejë për të vërtetën.

A mund ta imagjinosh Berishën të ndërmarrë gjithë këtë lëvizje dhe të mos ketë besim? Ta ketë bërë këtë për lëvizje false dhe t’i thotë shqiptarëve unë nuk do kandidoj?

Unë jam njeri i bindjeve të lira. Do jem njëri nga kandidatët”.

Ndërkohë, në akuzat ndaj Bashës, ai sërish lëshoi atë sipas së cilës, në zyrën e këtij të fundi ka patur fondamentalistë. Por tej këtij termi nuk përmendi asgjë tjetër kompromentuese fetarisht.

Duke shpjeguar se pse njerëzit e tij iu turrën selisë, ai tha:

“Me dy qëllime: largimin prej leckash të grupit kriminal nga selia, i trafikantëve që i kishte depozituar Rama, i vrasësve, i fondamentalitëve nga selia dhe largimi i butë e paqësor i Lulzim Bashës nga zyra”.

Por në një tjetër prononcim, atë për gazetarin amerikan L. Tod, në emisionin e tij “Information Operation’ në CDMedia, ish i pari i PD-së përmendi troç “Vëllazërinë Muslimane”, sipas tij, krah Bashës.

“Ai mblodhi mercenarë, vrasës të njohur, trafikantë droge, fondamentalistë nga ‘Vëllazëria Myslimane’ e vendeve të tjera në selinë e partisë dhe filloi procesin e blindimit të selisë”, tha Berisha. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit