“Bereqeti” ndihmoi të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, me të gjithë koordinatorët e saj nga e gjithë Kosovë, kanë qëndruar pranë banorëve të rajoneve të Mitrovicës dhe Skenderajt që janë prekur së fundmi nga vërshimet.
Të premten dhe të shtunën koordinatorët e “Bereqetit” në Mitrovicë dhe Skenderaj në bashkëpunim me drejtoritë për Mirëqenie Sociale të këtyre dy komunave dhe ekipet emergjente, kanë ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet, duke u dhuruar miell, pako ushqimore, pako higjienike, veshmbathje, rroba, jorgan, jastëkë dhe produkte të tjera të nevojshme.
“Bereqeti” së bashku me gjithë ekipin e saj janë mobilizuar që të jenë pranë qytetarëve të Kosovës. Një përkrahje të tillë “Bereqeti” do ta ofrojë edhe në ditët në vijim me të gjitha kapacitet e saja.