“Bereqeti” fillon ndërtimin e shtëpisë për familjen pesë anëtarëshe në Gjakovë
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës ka filluar ndërtimin e shtëpisë së re për familjen pesë anëtarëshe Pozhegu nga Gjakova.