1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Beqir Asani flet për incidentin e Todor Petrovit, njërit ndër donatorët e kryqit në lagjen Butel

Më të lexuarat

Kryetari i  degës së BDI në Çair, Bekir Asani ka thënë se nuk e ka rrahur kryetarin e Kongresit Botëror Maqedonas dhe iniciuesin e vendosjes së kryqit në Butel, Todor Petrov. “Nuk është e vërtetë se e kam rrahur Todor Petrovin”, ka thënë për “Dnevnik”, Bekir Asani.

I pyetur se policia ka hapur procedurë hetimi dhe ndër të dyshuarit është ai, Asani ka thënë se “këtu jam”. Ai mbrëmë këtë e theksoi në Reçicë të Tetovës ku po mbahej mbledhja e kryesisë së BDI-së.

Petrov ka akuzuar publikisht se ishte sulmuar të shtunën nga Asani dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie, ndërsa sipas tij, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit