-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Beogradi rindizet për shkak të Rusisë

Më të lexuarat

Në Beograd u mbajt protesta e radhës proruse. Kësaj here duke sulmuar Vuçiçin.

Pjesëmarrësit në protestën në mbështetje të Rusisë, e cila filloi në orën 19:00 Një numër i madh njerëzish u mblodhën para Presidencës për të protestuar kundër votës së Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Të tubuarit vendosën flamurin rus në hekurat metalike të dritareve të godinës së Presidencës dhe lëshuan  parulla nënçmuese kundër presidentit Vuçiç.

Të rinj me kapuç dhe shall ndezën pishtarë dhe hodhën bomba tymuese, duke i dhënë protestës karakter luftarak.

Serbia është ndër ato vende të pakta, ose ndoshta i vetmi, ku më së shumti ka patur tubime proruse në mbështetje të agresionit ndaj Ukrainës të urdhëruar nga Moska. Kjo, pasi ky agresion është parë si hakmarrje ndaj Perëndimit për sulmet e NATO-s mbi Serbi në 99-ën, për shkak të Kosovës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit