1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Beograd: dhuna e atyre “kundër dhunës”, gjuha e dhunshme e Vuçiçit

Më të lexuarat

Kryeqyteti serb në orë të vështira pasi opozita sulmoi Bashkinë

Më shumë se 35 demonstrues janë arrestuar gjatë një proteste tjetër të koalicionit “Serbia kundër dhunës”, e cila përfundoi mbrëmë me ndërhyrjen e policisë dhe mbylljen e zonës rreth Bashkisë së qytetit të Beogradit.

Policia në Beograd ka shpërndarë qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës para bashkisë të së dielës në mbrëmje pas protestës së shtatë të organizuar për shkak të parregullsive të shumta gjatë procesit zgjedhor.

Prandaj koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Disa nga përfaqësuesit e tyre janë ende në grevë urie.

Sasi të mëdha gaz lotsjellës u hodhën kundër demonstruesve në Beograd, pasi disa prej tyre sulmuan godinën e Bashkisë së qytetit.

Presidenti Vuçiç reagoi duke thënë se gjatë protestës së mbrëmshme janë lënduar rëndë dy policë, ndërsa disa të tjerë janë lënduar lehtë, si dhe janë arrestuar mbi 35 “banditë”.

“Arrestimi i banditëve në të gjithë qytetin vazhdon dhe ky aksion nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave aktualisht është duke u vërtetuar dhe të gjithë do të arrestohen”, tha Vuçiç për TV Pink pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas tij, mbrëmë është tentuar që të “pushtohen me forcë institucionet shtetërore”, dhe ka dëshmi se gjithçka “ishte e përgatitur”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit