8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Beograd, dënohen për krime lufte Dragan Mitoviç dhe Zharko Millosheviç

Më të lexuarat

Departamenti i krimeve të luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd ka dënuar dy ish-pjestrët e milicisë dhe të mbrojtjes territoriale të Sotinit, ndërsa tre prej tyre i liroi nga akuza për vrasjen e 16 civilëve kroatë.
 
Dy ish- pjesëtarë të milicisë dhe të Mbrojtjes Territoriale të Sotinit, sot janë shpallur fajtor me vendim të Departamentit për Krime të Luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, me akuza që nga mesi i tetorit deri në fund të vitit 1991, kanë vrarë 16 civilë kroatë në fshatin Sotin afër Vukovarit, ndërsa tre u liruan, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Dragan Mitroviç u dënua me 15 vjet në burg, ndërsa Zharko Millosheviç me 9 vjet burg, në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë e krimeve të luftës, ndërsa nga akuza për vrasjen e 16 civilëve kroatë u liruan Dragan Lonçar, Mirko Opaçiç dhe Mirosllav Milinkoviç.
 
Prokuroria për krime lufte si dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit në Beograd.
 
Eshtrat e 13 civilëve të vrarë u gjetën në një varr masiv, pranë një thertoreje të braktisur në Sotin, në prill 2013. Njëri prej të akuzuarve ishte dënuar më parë me nëntë vjet burg, pasi që gjykata pranoi marrëveshjen e tij mbi pranimin e fajësisë për ndjekje penale të krimeve të luftës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit