Futbollisti francez me origjinë algjeriane Karim Benzema i cili luan tek Real Madrid ka marrë pjesë në organizimet e iftarit të zhvilluara në rrugët e rajonit Fatih të Stambollit
STAMBOLL (AA) – Futbollisti francez me origjinë algjeriane Karim Benzema i cili luan tek Real Madrid (La Liga) në Spanjë, ka marrë pjesë në organizimet e iftarit të zhvilluara në rrugët e rajonit Fatih të Stambollit nga Bashkia Fatih, raporton Anadolu Agency (AA).
Benzema pasi ka bërë iftarin në organizimin e kryer në hapësirën pranë kompleksit Haseki ka marrë pjesë në duanë (lutjen) e kryer dhe është takuar me futbollistët afrikanë që jetojnë në Fatih.
Benzema përpara pjesëmarrjes në organizimin e iftarit ka vizituar bashkinë Fatih ku është pritur nga kryetari i Bashkisë Mustafa Demir, i cili ka trasmetuar infromacione të shkurtëra në lidhje me historinë e Fatih-ut dhe çlirimin e Stambollit.
Në fund të vizitës Mustafa Demir, i ka dhuruar maketin e xhamisë Sulejmanije futbillistit Benzema, i cili pasi ka nënshkruar fanellën e Realit të Madridit ia ka dhuruar kryetarit të Bashkisë Fatih.
Ndër të tjera bëhet e ditur se futbollisti francez pas vizitës në bashkinë Fatih ka vizituar shtëpinë e Zekeriya Akgül i cili banon në atë rajon dhe është i paralizuar.
Benzema ka marrë informacione në lidhje me situatën shëndetësore të ish futbollistit amator Akgül i cili ka mbetur i paralizuar si pasojë e një aksidenti pas një përplasjeje nga një automjet 9 vite më parë.
Gjithashtu bëhet e ditur se Benzema do të largohet nga Turqia ditën e nesërme.