0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ben Blushi, drejt ndarjes me PS-në e Ramës

Më të lexuarat

Deputeti socialist, Ben Blushi, me sa duket do të ndahet së shpejti me Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, shkruan sot Koha.
 
Deputeti më kritik i Qeverisë mësohet se do të zbresë në bazë për të zhvilluar takime me elektoratin e majtë dhe këto takime do t’i nisë nga Kukësi, zona që ka pasur më shumë largime drejt Gjermanisë këta muajt e fundit.
 
Nikoqirët e zotit Blushi në Kukës kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se deputeti “rebel” kishte planifikuar një takim në Kukës më 30 prill, por e ka shtyrë atë për në datën 5 maj.
 
Nuk dihet nëse zoti Blushi ka zgjedhur Kukësin si vendin më të prekur nga eksodi, apo në këtë rreth ka një terren të favorshëm për shkak të pakënaqësive të socialistëve tradicionalë që kanë mbetur të papërfshirë në qeverisjen e zotit Rama në qendër e në bazë, përcjell koha.net.
 
Madje në Kukës ka shumë funksionarë të Partisë Socialiste vendore që kanë qenë përkrahës të ish-kryetarit Fatos Nano dhe vazhdojnë të ruajnë miqësinë me ish-kryetarin socialist.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit