19.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kina ndalon me ligj meteorologët amatorë

Më të lexuarat

Autoritetet kineze ndaluan sot me ligj të gjithë individët dhe organizatat që publikojnë parashikime jozyrtare të motit.
 
Shkelësit e ligjit do të gjobiten mbi 8 000 dollarë për publikimin e alarmeve jozyrtare lidhur me motin si edhe të informacioneve false, që bien në kundërshtim me rregullat e njoftuara online nga Administrata Meteorologjike e Kinës.
 
Ndërkohë, shkelësit e ligjit do të përballen edhe me akuza kriminale nëse njoftimet e tyre do të rezultojnë shkaktare të pasojave të ndryshme apo të humbjes së pronës, transmeton kp.
 
“Marsin e kaluar, një alarm fals për një supertajfun që po i afrohej provincës lindore kineze, Fujian, u përhap kaq shumë në median sociale, sa shkaktoi anulimin e shumë udhëtimeve nga ana e qytetarëve”, njoftoi gazeta kineze ”Global Times”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit