8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ben Affleck zihet në studio me të ftuarit: Ju jeni Islamofobë! (VIDEO)

Më të lexuarat

Aktori Ben Affleck nuk pranon epitetet që i vishen Islamit dhe fesë myslimane për shkak të përhapjes së xhihadit. I ftuar në një emision televiziv, Ben përplaset me moderatorin Bill Maher dhe autorin e një libri, Sam Harris teksa ata theksojnë se Islamizmi është nëna e të gjitha të këqijave.
Aktori nuk është përmbajtur dhe ka akuzuar të dy figurat si islamofobë, ndërsa vuri në dukje se nuk duhen etiketuar të gjithë myslimanët si vrasës sepse disa syresh pohojnë së të vrasësh në emër të fesë qenka e drejtë.

Diskutimi ka qenë tepër i nxehtë. Maher cilësoi se të jesh besimtar i fesë myslimane është si të jesh pjesë e Mafias. Ndërsa Sam Harris që ka shkruajtur një libër mbi islamizmin tha se ‘besimi islam është nëna e të gjitha të këqijave’.

Benn Affleck reagon dhe shprehet se ‘kjo që po thoni është tërësisht një gjë tepër e shëmtuar. Është raciste, është si të shani dikë, oh dreqi, qenke hebre’.

Affleck madje iu drejtua autorit të librit duke i thënë” “A je ti personi i duhur që kupton dhe zyrtarisht njeh kodin e doktrinës islame?”

Harris i përgjigjet ‘Unë kam studiuar për këtë subjekt”

Affleck: “Domethënë islamofobia nuk është dicka e vërtetë?

Maher: “Jo nuk jemi duke thënë këtë”

Harris: “Ne jemi në gjendje të kritikojmë idetë e këqia dhe Islami është nëna e të gjitha të këqiave”.

Aktori revoltohet, lëviz në karrigen ku është ulur dhe flet duke bërtitur: “Po kjo është dicka tepër e shëmtuar për t’u thënë”

Maher: Idea se të vrasin nëse ti braktis fenë myslimane, është një prej tyre…”

Affleck: “Njerëzit që ti beson se vrasin dikë se ka c’nderuar besimin islam nuk janë shumica e myslimanëve”

Më pas të ftuarit përmendën rastet me xhihadistët që presin koka dhe zgjohen cdo ditë me mendimin për të vrarë njerëz.

Në këtë pikë ata i kërkojnë një mendim aktorit dhe ai përgjigjet: “Për këtë sipas jush duhet të dënojmë Islamin! Po ne kemi vrarë myslimanë më shumë sesa ata kanë vrarë ndër ne. Ata nuk janë me të vërtetë reflektim i asaj që ne besojmë në të.”

Pastaj Ben shton me sarkazëm: “në fakt ishte aksident sesi ne u gjendëm në Irak. Sinqerisht nuk pajtohem me atë çfarë po thoni”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit