BRUKSEL (AA) – Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, aktivistët kanë mbajtur një protestë “të heshtur” për shkak të “Nakba”-s ose “Fatkeqësisë së Madhe”, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 50 aktivistë të cilët u mblodhën në sheshin “Place de la Monnaie”, në tokë vendosën letra mbi të cilat ishin të shënuar emrat e më shumë se 500 fshatrave palestineze të rrënuara nga Izraeli dhe përreth tyre formuan “rrethin e heshtjes”.
Protestuesit të cilët ndezën qirinj në emër të palestinezëve të vdekur, reaguan në mënyrë të heshtur me flamuj të bardhë në duar.
Organizatorja e aktivitetit, Julie Goditiabois në një deklaratë për AA tha se në 70 vjetorin e “Nakba”-s janë mbledhur për të dhënë mesazh uniteti për palestinezët.
“Ato që u përjetuan dje në Gaza treguan edhe një herë se Izraeli duhet ta respektojë të drejtën ndërkombëtare”, tha ajo.
Goditiaboi theksoi se protesta të tilla kanë organizuar në 12 vende të Belgjikës.
Palestinezët e kujtojnë 15 Majin si “Nakba” për shkak të shpalljes së pavarësisë së Izraelit në tokat e okupuara palestineze më 14 maj të vitit 1948. Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor që nga viti 1967 e deri më tani janë nën okupimin e Izraelit.