-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Belgjikë, ndalohen 2 persona lidhur me sulmin ndaj vajzës muslimane

Më të lexuarat

Dy persona janë ndaluar në lidhje me sulmin ndaj vajzës 19 vjeçare muslimane në afërsi të rajonit Charleroi në Belgjikë

 

BRUKSEL (AA) – Dy persona janë ndaluar në lidhje me sulmin ndaj vajzës 19 vjeçare muslimane në afërsi të rajonit Charleroi në Belgjikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Belgjikës, Belga, Prokuroria e Charleroit ka njoftuar se dy persona janë ndaluar në lidhje me sulmin e ditës së hënë ndaj një vajze të re muslimane.

Të dyshuarit kanë refuzuar akuzat ndaj tyre, ndërkaq njoftohet se po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.

Një vazjë e re muslimane në rajonin Anderlues rreth 60 kilometra larg Brukselit të hënën është përballur me një sulm verbal dhe fizik nga 2 persona. Agresorët pasi i kanë ndërprerë rrugën vajzës së re, fillimisht e kanë ofenduar dhe më pas i kanë grisur mbulesën dhe veshjen.

Më pas agresorët e kanë zvarritur përtokë vajzën e cila ka tentuar të largohet duke e ofenduar me shprehjen “arabe e keqe”. Pas sulmit verbal agresorët i kanë grisur rrobat dhe i kanë vizatuar me mjete prerëse “kryqin” në bark, tek këmbët dhe në vende të ndryshme të trupit të saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit