1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Belgjikë, hiqet tenda e PKK-së në Bruksel

Më të lexuarat

Hiqet tenda e organizatës terroriste PKK e cila ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Bashkimit Evropian (BE) në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Tenda e vendosur nga organizata terroriste në sheshin Jean Rey e cila gjendet pas ndërtesës së Këshillit të BE-së, u tërhoq për shkak të mbarimit të periudhës së lejes.

Turqia kishte reaguar ashpër ndaj autoriteteve belge për vendosjen e tendës nga ana e PKK-së menjëherë dy ditë pas sulmeve terorriste në Ankara.

Tenda e cila ishte tërhequr pas sulmeve terroriste në Bruksel ishte rihapur disa ditë më parë.

Pjesët prej cope dhe pankartat e organizatës terroriste mbi tendë të cilat u hoqën gjatë Samitit Turqi-BE ku mori pjesë edhe kryeministri turk Ahmet Davutoglu u rivendosën përsëri.

Gjithashtu edhe një prej liderëve të PKK-së në Belgjikë, Remzi Kartal i cili kërkohet me buletin të kuq për arsyen se ka dhënë urdhrin e sulmit në Stamboll në këtë çadër ka mbajtur konferencë për media.

Ndërsa në lidhje me tendën, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte pohuar se: “Këto nuk janë të drejtë, të sinqertë. Këto veprojnë të pavendosur. Sot paskan ulur posterët, flamujt, kë mendoni se po mashtroni. Tregohuni të drejtë, të sinqertë. Këtë duhet ta dini se përballë jush nuk ka një Turqi, një popull turk që mashtrohet. Emërimi i kësaj është ti dorëzohesh terrorizmit. Këta i janë dorëzuar terrorizmit”.

Gjithashtu edhe kryeministri turk Davutoglu doli me reagime të forta në konferencën për media të mbajtur në fund të Samitit Turqi-BE.

Shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavusoglu menjëherë duke marrë në telefon homologun e tij Didier Reynders i kishte thënë se tenda duhej të hiqet menjëherë. Ndërsa ambasadori belg në Ankara, Marc Trentesau u thirr në Ministrinë e Jashtme ku dhe iu përcoll nota e protestës e Turqisë.

Familjarët e personave që humbën jetën në sulmin në Ankara dënuan dhënien e lejes për organizatën terroriste duke vendosur kurorë të zezë në ambasadën belge në Ankara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit