1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Belgjika me vendim pro FETO-s

Më të lexuarat

Qeveria e rajonit flaman të Belgjikës, njoftoi se zyrtarisht ka hequr njohjen e xhamisë Fatih, e cila është xhamia më e madhe e shtetit në qytetin Beringen

BERINGEN (AA) – Qeveria e rajonit flaman të Belgjikës, njoftoi se zyrtarisht ka hequr njohjen e xhamisë Fatih, e cila është xhamia më e madhe e shtetit në qytetin Beringen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Brendshme e rajonit flaman, Liesbeth Homans në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se ka hequr njohjen e xhamisë Fatih, e cila pretendohet se ka pasur qëndrim “diskriminues” ndaj ndjekësve të Organizatës Terroriste FETO.

“Është zbuluar se xhamia Fatih në Beringen qëllimisht nuk i ka dhënë leje të kryerjes së ibadetit disa shoqërive dhe se ka nxitur anëtarët e bashkësive të ndryshme kundër njëri-tjetrit. Posaçërisht si objektiv janë marrë përkrahësit e ‘Lëvizjes Gylen’. ‘Lëvizja Gyen’ nuk ka ndërmarrë ndonjë aktivitet shqetësues dhe ekstremist në shtetin tonë”, ka thënë Liesbeth në deklaratën e saj me shkrim.

Procesi i heqjes së njohjes së xhamisë Fatih kishte filluar në muajin prill. Pas fillimit të këtij procesi zyrtarisht, menaxhmenti i xhamisë ka reaguar dhe dërgoi një letër sqaruese te ministrja flamane Liesbeth. Kurse ministrja Liesbeth bëri të ditur se nuk ka pranuar letrën e menaxhmentit të xhamisë.

“’Lëvizja Gylen’ për të cilën ju flisni, është një grup i dëmshëm dhe përgjegjës i tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016. Si një shtetas musliman i Belgjikës një prej detyrave tona kryesore është paralajmërimi i qytetarëve tanë për organizatën FETO, e cila nuk ka dallim nga organizata terroriste DEASH dhe i shfrytëzon ndjenjat fetare të njerëzve. Kjo nuk ka rëndësi vetëm për ne muslimanët, por edhe për sigurinë e brendshme të Belgjikës”, thuhet në letrën e menaxhmentit të xhamisë.

Duke potencuar se xhamia Fatih e cila vepron në kuadër të Dijanetit të Belgjikës, ka të hapura dyert për të gjithë ata që dëshirojnë ta kryejnë ibadetin në mënyrë paqësore, në letër thuhet se “Në anën tjetër përgjegjësia jonë është që të luftojmë me të gjitha grupet e dëmshme, të cilët dëshirojnë t’i shfrytëzojnë ndjenjat fetare të njerëzve dhe ta dëmtojnë mirëqenien publike”.

Heqja e njohjes së xhamisë do të thotë ndërprerjen e mbështetjes financiare të saj nga qeveria rajonale belge.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit