Bekim Jashari dhe Halil Kastrati takojnë Konjufcën
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me hoxhën Halil Kastrati ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilin e uruan për marrjen e mandatit në krye të legjislativit.
“Biseduam për temat që preokupojnë shtetin tonë, duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, investimet ndërkombëtare, menaxhimi i pandemisë, integrimi i shtetit në mekanizmat ndërkombëtar etj. Ishte konkluzion i përbashkët që vetëm bashkë, duke vënë në rend të parë interesin shtetëror mund të ecim me sukses në rrugën tonë me shumë sfida”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.