3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bëjini shtëpitë tuaja vende adhurimi

Më të lexuarat

Bëjini shtëpitë tuaja vende adhurimi

Allahu i Madhëruar thotë:

“Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t’i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t’I bëni faltore (kible) e ta falni namazin rregullisht dhe përgëzoi besimtarët”.

(Junus: 87)

Ibni ‘Abbasi radijallahu anhu, gjatë komentit të këtij ajeti, thotë: Janë urdhëruar që shtëpitë e tyre t’i bëjnë xhamia. Kurse Ibni Kethiri thotë: “Siç duket, e Zoti e di më mirë, kur u shtua sprovimi nga Faraoni dhe populli i tij, e u ngushtuan mundësitë, u urdhëruan të falin namaz shumë, siç thotë Allahu i Madhëruar:

“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me namaz.”

(El-Bekare: 153)

Kurse në hadith, të cilin e transmeton Ebu Davudi me sened hasen qëndron:

“Kur e shqetësonte ndonjë send Pejgamberin alejhi selem falte namaz”

Kjo që thamë sqaron rëndësinë e adhurimit në shtëpi, sidomos në kohë kur muslimanët janë të dobët, e nuk mund të falen haptazi para pabesimtarëve. I tillë ka qenë mihrabi (dhoma) i Merjemes, e cila dhomën e saj e kishte bërë vend adhurimi. Allahu i Madhëruar, për këtë thotë:

“Sa herë që Zekerija hynte në Mihrabin (dhomën) e saj, gjente tek ajo ushqime…”

(Ali Imran: 37)

Sahabët, radijallahu anhum, i jepnin rëndësi të madhe faljes së namazit në shtëpi, kuptohet namazeve nafile, suneteve. Një gjë të tillë argumenton ky tregim. Transmetohet nga Mahmud ibn Rebi’ El-Ensariu radijallahu anhu se I’tban ibn Maliku, i cili ishte sahab i Pejgamberit, ishte ensari dhe kishte marrë pjesë në betejën e Bedrit, një ditë shkoi te Pejgamberi dhe i tha: O Pejgamber i Allahut! Unë jam imam i popullit tim, mirëpo më është dobësuar shikimi dhe kur bie shi, lugina që është ndërmjet meje dhe tyre mbushet me ujë, dhe për këtë shkak nuk mund të shkoj në xhaminë e tyre e tua falë namazin. Kam dëshirë, o I Dërguar që të vish e të falesh në shtëpinë time, që këtë vend ta bëj vendfalje. Pejgamberi alejhi selem i tha: “Do ta bëj një gjë të tillë, inshallah! “Thotë I’tbani: Pas dreke erdhi Pejgamberi alejhi selem dhe Ebu Bekri. Ai kërkoi leje, e unë i dhash leje (për të hyrë në shtëpi). Pasi hyri në shtëpi nuk u ul, por tha: “Në cilin vend të shtëpisë dëshiron të falem?”
Tha (I’tbani): Drejtova gishtin në një drejtim të shtëpisë. U kthye nga kibla, mori tekbir dhe filloi të falet, kurse ne renditëm rreshtat dhe u falëm pas tij. I fali dy rekate, pastaj dha selam”.

Transmeton Buhariu.

Ibni Haxheri duke përmendur dobitë e këtij hadithi thotë: “Në këtë hadith ka argument për caktimin e një vendi në shtëpi për t’u falur. Kurse sa i përket ndalimit të caktimit vend në xhami, sipas hadithit që e transmeton Ebu Davudi ka të bëjë nëse kjo vepër bëhet me syfaqësi. Gjithashtu nga ky hadith mësohet se përcaktimi i një vendi për t’u falur nuk konsiderohet vakëf, as që i mvishen rregullat e vakëfit, edhe pse quhet mesxhid”

Shkëputur nga libri “40 Këshilla për përmirësimin e gjendjës familjare” i autorit Muhamed Salih El – Munexhid.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit