-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bëje Ramazanin, muaj në të cilin harxhon më së paku ushqim dhe pije!

Më të lexuarat

Allahu i Madhërishëm thotë:

Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat. [Kuran, 2:187]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk mbush i biri i Ademit enë më të keqe sesa barkun e tij. I mjaftojnë atij disa kafshata sa për ta mbajtur veten. Por, nëse e mund egoja, atëherë le ta lë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”[1]

Pikëpyetje

Nëse Ramazani është muaj i agjërimit, atëherë përse llogaritet në mesin e muajve në të cilët ka më së shumti harxhime? Dhe përse dalin njerëzit nga ky muaj me peshë të shtuar?

Ide

Bëje Ramazanin, muaj në të cilin harxhon më së paku ushqim dhe pije!

Ndriçim

Ka shumë familje që vdesin nga uria, që nuk kanë as një copë bukë për të ngrënë, atëherë përse vallë nuk ua japim të tillëve atë që i mban të gjallë dhe ta kursejmë veten nga gjërat që na mbysin?!


[1] Këtë hadith e shënon Ibn Maxhe, ndërsa Albani e cilëson si “sahih” (të shëndoshë).

/islam.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit