3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bëhet avokat për të rifituar tokën e familjes pas 23 vjetësh

Më të lexuarat

Një burrë në Ugandë ishte veç gjashtëvjeçar kur babai i tij kishte humbur tokën në një rast gjyqësor. 23 vjet më vonë, ai u bë avokat dhe e rifitoi tokën.

Jordan Kinyera kaloi 18 vjet në shkollim dhe trajnim para se të merrte rastin. Të hënën, gjykata ka dhënë vendimin përfundimtar në favor të familjes së tij.

Ai ka thënë për BBC-në se humbja e tokës së familjes kur ai ishte gjashtëvjeçar ia ka ndërruar jetën.

“Kam marr vendimin që të bëhem avokat më vonë, por në inspirim ndikuan ngjarjet që pash teksa rritesha, rrethanat dhe frustrimi nëpër të cilat kaloi familja ime gjatë gjykimit dhe se si ndikoi kjo te ne”, ka thënë Kinyera.

Babai i tij ishte akuzuar nga fqinjët pas një përplasje për tokën në vitin 1996 dhe rasti u zvarrit nëpër gjykatë për më shumë se dy dekada.

“Babai im ishte pensionuar dhe nuk kishte shumë të hyra. Ai nuk fitonte në atë kohë. Ishte i mërzitur dhe ka diçka johumane në të qenit në situata të tilla dhe të mos kesh mundësi të bësh diçka për këtë. Kjo më inspiroi më së shumti”, ka deklaruar ai.

Kinyera ka thënë se tash është shumë i lumtur për babanë e tij që nuk ka mbjellë asnjë farë në këtë tokë për 23 vjet.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Babai im tash është 82 vjeçar dhe nuk mund të merret me tokë shumë. Është në duar të fëmijëve të vazhdojnë aty ku ai e la”, ka shtuar avokati.

Problemet me toka janë shumë të përhapura në Ugandë. Sipas disa të dhënave, rreth 33-50 për qind e pronarëve të tokave preken nga këto probleme./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit