Në qytetin e Ferizajit sot është gjetur i vdekur një person i moshës 26 vjeçare në një ndërtesë kolektive.
Viktima duket se është qëlluar me 3-4 plumba, ndërsa vrasja besohet të jetë pasoje e një konflikti të më hershëm në mes të viktimës dhe dorasit, njofton Klan Kosova.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë prezent njësitë policore dhe ekipi mjekësore, e ky i fundit ka konfirmuar vdekjen e viktimës me inicialet S.R.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Për momentin motivi nuk dihet, ndërsa policia vazhdon t’i kryej hetimet.
Megjithatë, sipas dëshmitarëve viktima dhe një person tjetër janë përleshur javës që shkoi, te semaforët në Ferizaj.
Për më tepër dëshmitarë kanë thënë që viktima ka qenë i armatosur e ka kërkuar të përleshet për herë të dytë me personin që kishte probleme më herët.