0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Bëhen 32 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Më të lexuarat

Më 7 shtator 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë e Veriut, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Sllobodan Millosheviq-it ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë. /kp/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit