4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

BeH – Republika Serbe kremton 9 janarin pavarësisht se kjo festë është shpallur antikushtetuese

Më të lexuarat

Në Banja Llukë të Bosnjë-Hercegovinës më 9 janar u mbajtën festimet e ditës së “Republikës Serbe”, pavarësisht se kjo festë është shpallur antikushtetuese.

Në festimet morën pjesë 2.700 njerëz, përfshirë Milorad Dodik, anëtari serb i Këshillit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Presidentja e Republikës Serbe Zhelka Cvijanoviq, 800 anëtarë të policisë së Republikës Serbe, Kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daçiq, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brbaniq, ambasadori rus Igor Kalbuhov dhe deputetët francezë të ekstremit të djathtë.

Flamujt e Republikës Serbe u varën në rrugë dhe në institucionet shtetërore për festime në qytet.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës me kërkesë të Bakir Izetbegoviq, anëtari boshnjak i Këshillit të atëhershëm Presidencial e shpalli “Republikën Serbe” si “jokushtetuese”.

Pas vendimit, Asambleja Popullore e Republikës Serbe mbajti një referendum më 25 shtator 2016 për të njohur ditën e “9 janarit si Dita e Republikës Serbe”, por Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës nuk e njohu këtë referendum dhe ndaloi veprimet që synonin të festonin ditë.

Asambleja e Republika Serbe u mblodh me nxitjen e Dodik më 10 dhjetor 2021 dhe sesioni diskutoi një projektligjin për transferimin e kompetencave të institucioneve të përbashkëta si forcat e armatosura të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, administratës tatimore dhe institucionet e sistemit gjyqësor tek institucionet e entitetit.

Sipas ligjit për t’i transferuar këto kompetenca te entiteti i Republikës Serbe nevojitet një vendim i shumicës në Asamblenë e Bosnjë-Hercegovinës, por pas thirrjes së Dodik, Asambleja e Republikës Serbe vendosi të mbajë një seancë të jashtëzakonshme më 11 dhjetor.

“Nëse nuk i kalojmë situatat e vështira në të cilat ndodhemi, është e pashmangshme që Bosnjë-Hercegovina të shpërbëhet dhe Republika Serbe të largohet nga vendi”, ka thënë Dodik në seancë.

Parlamenti, i kryesuar nga kreu serb Dodik, miratoi projektligjet e propozuara.

Pas vendimeve të diskutueshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e vendosën Dodikun në listën e sanksioneve për korrupsion dhe kërcënim për stabilitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit