Danko Puljiç, kushëri i Kardinalit Vinko Puljiç, pranoi Islamin të shtunën në xhaminë Kalibunar të Travnikut dhe zgjodhi emrin Emir, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç Puljiçit, në të njëjtën xhami, Islamin e pranoi dhe Antonija dje, dhe vendosi të marrë emrin Ajsha.
Kjo u konfirmua për AA nga imami i xhamisë në Kalibunar, Aljo ef. Cikotiç, para të cilit Danko dhe Antonija, tani Emir dhe Ajsha, shprehën shehadetin (dëshminë) dhe pranuan Islamin.
Cikotiç gjithashtu konfirmoi se Danko është kushëri i Kardinalit Vinko Puljiç.
Në një bisedë me AA, Cikotiç shtoi se gëzimi dje në xhaminë në Kalibunar ishte i papërshkrueshëm, një lloj akti i lindjes së re.
Ai tha se Puljiç ishte i lumtur dhe mirënjohës pasi tha shehadetin dhe shprehu lumturinë e tij që u bë pjesë e këtij xhemati.