4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BeH, arrestohen 5 të dyshuar për gjenocidin në Srebrenicë

Më të lexuarat

Në kuadër të operacionit janë bastisur banesa, objekte të tjera, prona të luajtshme dhe janë konfiskuar përkohësisht sende në pesë lokacione në Bileça, Shekoviq, Vlasenica, Zvornik dhe Han Pijesak

Efektivët policorë të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) sot arrestuan pesë persona në zonën për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se në territorin e komunave Vlasenicë dhe Shekoviq, gjatë vitit 1995, kanë kryer veprën penale “Gjenocid” nga neni 171 i Kodit Penal të Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Anadolu.

Në kuadër të operacionit janë bastisur banesa, objekte të tjera, prona të luajtshme dhe janë konfiskuar përkohësisht sende në pesë lokacione në Bileça, Shekoviq, Vlasenica, Zvornik dhe Han Pijesak.

Personat e privuar nga liria do t’i dorëzohen Prokurorisë së BeH-së për procedurë të mëtejshme pas përpunimit penal në ambientet e SIPA-s.

Operacioni është kryer sipas urdhrave të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit